Studimi “Beyond Learning by Videoconference: Findings from a Capacity-Building Study of Kosovan Teachers in the Post-Covid-19 Era”

Studimi ‘Beyond Learning by Videoconference: Findings from a Capacity-Building Study of Kosovan Teachers in the Post-Covid-19 Era’, i cili u ndërtua mbi dizajnimin dhe zhvillimin e programit tonë për ngritjen profesionale të mësimdhënësve në mësimin online, u publikua në revistën shkencore CEPSj. Tutje mund të lexoni abstraktin e studimit:

Abstrakt
Gjatë pandemisë së Covid-19, mësimdhënësit u ekspozuan ndaj teknologjisë si një masë emergjente e gjendjes në arsim, dhe megjithëse zhvillimet në teknologjinë arsimore kishin filluar dekada më parë, përvojës së mësimit online i mungonte një dizajn i qëllimshëm. Hulumtimet e fundit nxjerrin në pah një boshllëk lidhur me elementët e dizajnimit të zhvillimit profesional online dhe nevojat e mësimdhënësve për zhvillim profesional në mësimin online. Përmes këtij Hulumtimi të Bazuar në Dizajn, ne synuam të ofronim një ndërhyrje në formën e një programi të zhvillimit profesional të ndërtuar mbi nevojat specifike të mësimdhënësve. Në këtë studim, ne raportojmë gjetjet nga programi për ngritjen profesionale të mësimdhënësve në mësimin online me dy cikle dhe pesë faza, të nxjerra nga përvojat e 90 mësimdhënësve të shkollave të mesme në Kosovë. Studimi hedh dritë mbi përvojat dhe qëndrimet e mësuesve, si dhe gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë qasje praktike për të integruar, kur të jetë e mundur, teknologji komplekse duke shfrytëzuar njohuritë e koncepteve të instruksioneve të dizejnimit të mësimit në epokën pas-Covid-19. Të dhënat tregojnë se, për të zhvilluar kapacitete efektive mësimore në këtë mjedis, programet e zhvillimit profesional online duhet të shkojnë përtej aplikacioneve të thjeshta teknologjike (p.sh., videokonferencat). Po ashtu, të dhënat tona tregojnë se përfshirja e një vlerësimi paraprak të nevojave në rrafshin e zhvillimit profesional për mësimin online apo të kombinuar ndikon pozitivisht në zhvillimin e qëndrimeve të mësimdhënësve ndaj mësimit online. Ky punim ofron rekomandime specifike për çdo udhëheqës të sistemit të arsimit, mësimdhënës ose studiues që shpreson të shfrytëzojë njohuritë e reja të mësimit online për të përforcuar praktikën e mësuesve.

Fjalët kyçe: Mësimi online, programet e zhvillimit professional për mësimdhënës, nevojat e mësimdhënësve, instruksionet e dizajnimit mësmor, inovacioni.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni këtu: https://www.cepsj.si/index.php/cepsj/article/view/1715

Kurse për të mësuar më shumë për programin “Mësimdhënia online në nivelin e duhur” shikoni linkun në vazhdim: https://kcde-ks.org/meso-online/

--

--