Si e shohin mësimdhënësit zhvillimin dhe integrimin teknologjik brenda shkollës?

Data: 27 prill, 2023 / 11:00 / Gjimnazi “Frang Bardhi”, Mitrovicë

Në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në kuadër të “Javës së teknologjisë në shkolla”, u organizua një tryezë diskutimi me temë “Si e shohin mësimdhënësit zhvillimin dhe integrimin teknologjik brenda shkollës?” e cila mbledhi organizata, drejtor të shkollave, mësimdhënës, nxënës si dhe drejtues dhe delegatë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës.

Tryeza u organizua nga Kosova Center for Digital Education (KCDE) në bashkëpunim me Drejtorinë Konunale të Arsimit në Mitrovicë dhe shkollat e mesme të larta të Mitrovicë, në të cilën u diskutua rreth roli të teknologjisë në mësimdhënie. Ngjarja u hap me fjalën e mirëseardhjes së Znj. Drita Kadriu, Drejtore e DKA Mitrovicë, e cili theksoi rëndësinë e këtij diskutimi për zhvillimin e shkollave në vend.

Antigona Uka, Drejtore e KCDE, moderoi ngjarjen dhe paraqiti të dhëna që tregojnë se përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie mund të ndikojë në rritjen e cilësisë së mësimit dhe rezultateve të nxënësve. Edon Abdullahu, koordinator i IT në KCDE prezantoi platformën EduPerformanca dhe mundësitë që ajo i ofron. Mësimdhënës të shkollave të mesme në Mitrovicë paraqitën situatën aktuale të integrimin teknologjik brenda shkollave, si dhe identifikuan sfidat dhe mundësitë për përmirësim.

Prof. Nexhmedin Abazi nga Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë theksoi se përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie mund të ndihmojë në ofrimin e mjeteve interaktive dhe multimediale, të bëjë mësimin më interesant dhe tërheqës për nxënësit dhe ofron mësim në distancë. Megjithatë, ai vuri në dukje se përdorimi i teknologjisë duhet të bëhet me kujdes për të shmangur ndarjen midis nxënësve dhe mësuesve, ndërprerjet në mësim dhe mungesën e bashkëpunimit dhe interaktivitetit.

Prof. Almira Selmani nga Shkolla së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” theksoi se përdorimi i teknologjisë në klasë dhe në kabinete është më efektiv dhe bën nxënësit më të interesuar për temën mësimore, me rezultate më të larta dhe më cilësore. Ajo po ashtu vuri në dukje se shkolla profesionale përdor 60% të mësimit për punë praktike dhe 40% për mësim teorik, duke ofruar kabinete të firmave ushtrimore, kontabilitetit, TIK-ut, menaxhimit të projekteve, moduleve të tjera praktike dhe administratës.

Në lidhje me Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, prof. Arsia Aliqi shprehu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës teknologjike në shkollë, duke përfshirë edhe mungesën e rrjetit dhe internetit në kabinete. Ajo gjithashtu vuri në dukje mungesën e njohurive të mësimdhënësve për përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie.

Ndërsa, për Shkollën e Mesme “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, u konfirmua se shkolla ka tri kabinete të informatikës, por vetëm dy prej tyre janë të pajisura me internet. Shkolla gjithashtu ka një Qendër të Karrierës, por kjo nuk ka akses në internet.

Gjatë diskutimit u theksua se sfidat që shkollat përballen në përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie përfshijnë amortizimin e pajisjeve, mungesen e internetit, mungesen e paijseve si dhe kapaciteteve për përdorim të tyre përkundër vullnetit të përgjithshëm për një ambinet më të digjitalizuar shkollor. Ndërsa disa shkolla janë më të pajisura se të tjerat, sfidat e mirëmbajtjes dhe të arritjes së kapaciteteve të mjaftueshme teknologjike mbesin prezente.

--

--