HERAS Plus mbajti Punëtorinë Fillestare për Grantet e Skemës së Granteve të Vogla të Dimensionit Social

HERAS Plus mbajti Punëtorinë Fillestare për Grantet e Skemës së Granteve të Vogla të Dimensionit Social më 20 prill 2022.Veprimtaria synonte ngritjen e një rrjeti grantesh për projektet e zgjedhura dhe dhënien e informacionit mbi kërkesat e raportimit.

Punëtoria u hap zyrtarisht nga Znj. Louise Sperl, Menaxhere e Projekteve në WUS Austria dhe Znj. Donjeta Ibra, Menaxhere e Zyrës HERAS Plus ku prezantuan projektin dhe dhanë një pasqyrë të përgjithshme të Dimensionit Social (SD) të Arsimit të Lartë.Gjatë punëtorisë secili grantë prezantoi projektet e tyre, ku dhanë detaje mbi programet, objektivat e përgjithshme dhe aktivitetet.Kjo Skemë e Granteve të Vogla SD synon të nxisë qasjen, pjesëmarrjen dhe përfundimin me sukses të arsimit të lartë për personat nga grupet e nënpërfaqësuara/margjinalizuara.

HERAS Plus financohet nga Austrian Development Agency dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe zbatohet nga, Zentrum für Soziale Innovation — ZSI dhe OeAD

--

--