📣 Ftesë për Aplikim

Kosova Center for Digital Education
2 min readJan 24, 2024

--

Kosova Center for Digital Education, ka hapur thirrjen për program online për trajnim dhe mentorim për vajza të reja 👩‍💼

🗣 Dëshironi të zhvilloni shkathtësitë tuaja digjitale dhe të buta, njëherit të merrni këshilla profesionale të individualizuara për karrierë? Programi “Empowering Girls for Empowering Careers” ka hapur thirrjen për aplikime, për vajza ambicioze dhe të motivuara të moshës 18 deri në 25 vjeç, të cilat aspirojnë të shkëlqejnë në karrierën e tyre.

ℹ️ “Empowering Girls for Empowering Careers”, është program gjithëpërfshirës i krijuar për të pajisur vajzat e reja me njohuri dhe mjete të nevojshme për të korrë sukses në botën digjitale 👩‍💻

Programi përfshinë tre komponentë:

👉Trajnim për shkathtësi digjitale

👉Trajnim për shkathtësi të buta

👉Mentorimit individual për orientim në karrierë

Qëllimi përfundimtar i programit është promovimi i barazisë gjinore ⚧ dhe fuqizimit ekonomik gjithëpërfshirës 💪, duke fuqizuar dhe përgatitur vajzat e reja nga Kosova të moshës 18–25 vjeç për mundësi punësimi në epokën digjitale 💻👩‍💼

⏰ Afati i fundit për aplikim: 28 janar 2024

🗓 Data e fillimit të programit: 05 shkurt 2024

🕥 Kohëzgjatja: 12 javë

📌 Kriteret e pranueshmërisë: Të gjitha vajzat që vijnë nga Kosova të grupmoshës 18–25 vjeç, të cilat janë të apasionuara pas mësimit dhe shfaqin interes për programin.

Për të aplikuar ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm më së largu deri më 28 janar 2024.

⬇️ Linku: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe0xLEYjfqAmHzWxLNZhgqIre70oaZUfn6cQhe9h4h3nTVLhQ/viewform

Ky projekt financohet nga International Visegrad Fund, i implementuar nga Kosova Center for Digital Education, së bashku me partnerët e projektit, Aj Ty v IT (Sllovaki), Stowarzyszenie Cyfrowy Dialog (Poloni) dhe Konnekt Egyesület (Hungari).

--

--